Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Pesė vjet pas, Kosova me ekonomi tė dobėt

Nė vigjilje tė pesė vjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės, ekspertė tė ēėshtjeve ekonomike nė Prishtinė flasin pėr tė arriturat dhe ngecjet nė ekonominė e Kosovės. Sipas tyre, lista e ngecjeve nė ekonomi vazhdon t’i prijė listės sė sukseseve qė mund t’i ketė njė shtet i pavarur.

14 Shkurt 2013 - 13:30

Edhe pas pesë vjetësh, ekspertët për çështje ekonomike për “Evropën e Lirë” thonë se ekonomia e Kosovës ka nivel të ultë të zhvillimit dhe me një problem të madh, siç është papunësia, në shkallë prej 44.9 për qind.

Një problem tjetër që e ka përcjellë Kosovën, ata e theksojnë edhe deficitin e lartë tregtar. Sipas të dhënave zyrtare, shkëmbimet tregtare në arrijnë vlerën mbi 2 miliardë euro në vit, ku kontributi i eksporteve në volumin tregtar është shumë i ultë, rreth 200 milionë euro në vit, kurse importi kalon shifrën e mbi 1 miliard euro.

Ndërkaq, si e arritur gjatë këtyre pesë vjetëve, vlerësohet të jetë anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, siç është Fondi Monetarë Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe anëtarësimi në Bankën Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ky anëtarësim në këta mekanizma financiarë ndërkombëtarë, sipas ekspertëve të ekonomisë, ka mundësuar internacionalizmin e integrimit ekonomik.

Drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, duke i bërë një përmbledhje ekonomisë së Kosovës gjatë këtyre viteve, vlerëson se është shënuar një ecje e ngadalshme progresive dhe pamjaftueshme për nevojat zhvillimore ekonomike të vendit.

“Nëse do të bëja një përmbledhje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës gjatë këtyre viteve, atëherë do të thosha se vendi ynë ka bërë një shënim mjaft të ngadalshëm progresiv. Pra, në një farë rrethane mjaft të vështirë ekonomike ne kemi arritur të mbajmë një status quo të ecjes sonë larg çdo nevoje dhe larg çdo parashikimi apo pritjeje që kemi pasur në vitin 2008”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Abdixhiku.

Politikat ekonomike, gjatë këtyre viteve, sipas Abdixhikut, nuk kanë adresuar problemet ekonomike thelbësore që ka pasur Kosova dhe në këtë mënyrë shteti ka humbur shumë gjasa për të bërë një rigjenerim ekonomik çfarë është pritur në vitin 2008.

Investimet e huaja shënuan rënie

Shkalla e lartë e korrupsionit, po ashtu gjatë këtyre viteve, vlerësojnë ekspertët, ka pasur ndikime negative në ekonomi e në veçanti tek investitorët e huaj të cilët kishin hezituar që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë.

Sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës këto investime kishin shënuar rënie nga viti në vit.

Që nga viti 2008 kur Kosova ishte shpallur shtet i pavarur deri në fund të vitit 2012 investimet e huaja në Kosovë kapin shifrën prej mbi 1 miliardë euro.

Sektori privat, i cili ishte konsideruar si element i fuqishëm për zhvillim ekonomik të Kosovës po ashtu vlerësohet se nuk ka pasur përkrahje institucione dhe ambient të favorshëm afarist.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe pas pesë vjetësh, bizneset në Kosovë kanë probleme të mëdha për të zhvilluar veprimtarinë e tyre. Rukiqi bën një krahasim të zhvillimit të sektorit privat të Kosovës më atë të vendeve të rajonit.

Sipas tij, derisa vendet e rajonit kanë krijuar politika më të mira për bizneset private në Kosovë nuk janë bërë hapa të tillë.

“Duke pasur parsh që sektori privat, së paku është proklamuar edhe nga ana e institucione, se është bartës i zhvillimit ekonomik, ne mendojmë se nuk është bërë sa duhet për zhvillimin e sektorit privat. Mendojë se kjo çështje duhet të kthehet si prioritet në punë dhe jo vetëm në dokumente”, thotë Rukiqi.

Reformave fiskale të cilat do të duhej të bëheshin nga institucionet e Kosovës, sipas Rukiqit nuk janë bërë. Derisa siç thotë ai, disa barriera tregtare nuk kanë arritur të eliminohen gjatë këtyre viteve.

“E para, duhet të ketë forcim të sundimit të ligjit që është një problem permanent edhe për sektorin privat. E dyta ndoshta duhet të mendohet edhe në aspekte buxhetore të ketë një përkrahje për zhvillimin e infrastrukturës që përkrah sektorin privat . Do të duhej që nga konkurrenca e padrejtë më vendet e rajonit të ketë masa të duhura që e mbron prodhuesin tonë nga konkurrenca e padrejtë”, shton Rukiqi.

Forcimi i ligjit edhe sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Lumir Abdixhiku duhet të jetë njëra nga angazhimet e institucioneve të Kosovës.

“Ta bëjnë atë që nuk e kanë bërë në pesë vitet e kaluara e që është forcimi i rendit dhe ligjit. Pra, Kosova duhet t'i forcojë gjykatat e veta duhet të krijojë një ambient të sigurt për bizneset e brendshme dhe të huaja. Ne nuk kemi një ambient të sigurt përkundrazi kemi një ambient të qarë i cili vazhdimisht prodhon skandale korruptive. Ne duhet të bëjmë një ndërrim radikal të paradigmës sonë ekonomike në shfrytëzimin e parasë publike”, thekson ai.

Sidoqoftë, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kishin folur për të arritur të mëdha në ekonominë e Kosovës dhe përmirësim të dukshëm në gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!