Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Rrugėt e premtuara, jashtė listės pėr asfaltim!

Rrugica “Demė Ahmeti” me gjatėsi “vetėm” 120 metra nuk ėshtė nė listėn e rrugėve qė do tė asfaltohen kėtė vit, edhe pse komunarėt vitin e kaluar kishin deklaruar ndryshe. Banorėt shprehen tė zhgėnjyer pasi qė nga viti 2010, kur qe asfaltuar rruga kryesore dhe rrugicat nė afėrsi, rruga e tyre mbeti e harruar. Ata thonė se premtimi i komunarėve pėr asfaltimin e kėsaj rrugice po zvarritet nga viti nė vit, shkruan Zėri

20 Mars 2013 - 13:00

“Vitin që shkoi , Komuna pati premtuar se do të asfaltohet më 2013. Ndërkaq nuk e dimë a do të asfaltohet por Komuna duhet ta dijë se nëse një gjë premtohet duhet të realizohet , në të kundërtën votat që i ka marrë udhëheqësia e Komunës nga ne, nuk do t’i ketë në zgjedhjet e ardhshme”, thotë banorja Shpresa Fejzullahu.

Sipas saj, Komuna po vazhdon t’u japë prioritet fshatrave ku i ka votat, ndërkaq rrugët e rrugicat në kryeqytet vazhdon t’i përcjellë balta e pluhuri. Se kjo rrugicë vërtet ishte premtuar se do të asfaltohej këtë vit dëshmon vetë deklarata e zëdhënësit komunal Asdren Osaj. Në tetor të vitit të kaluar Osaj kishte deklaruar se “kjo rrugë do të rregullohet vitin e ardhshëm (2013). Është lënë në këtë gjendje që është, jo për ndonjë arsye tjetër , por vetëm pse nuk kemi pasur mjete, për ta shtruar”,pati thënë Osaj.

Madje ai shkoi edhe më tej kur tha se për asfaltimin e kësaj rruge Komuna ka paraparë edhe buxhetin e duhur edhe pse nuk parapëlqente të saktësonte sa lekë ishin ndarë saktësisht.

Ndërkaq në listën për asfaltimin e rrugëve sivjet, listë e cila para dy javësh është miratuar nga këshilltarët komunalë, emri i kësaj rruge as që figuron fare ashtu si nuk figuron as rruga “Hasan Remniku” e as disa rrugë tjera të cilat po ashtu ishin premtuar se do të asfaltohen.

Zëdhënësi Osaj, i apostrofuari në rastin e rrugës “Demë Ahmeti” faktin se kjo rrugë për të cilën, siç thoshte, ishte ndarë edhe buxheti, tashmë nuk figuron në listën për asfaltim, nuk komentoi shumë por shkurtimisht tha se ato rrugë që figurojnë do të asfaltohen.

“Këtë vit Komuna i ka ndarë tre milionë euro për asfaltimin e rrugëve urbane dhe tre milionë euro për ato rurale. Ato rrugë që janë propozuar dhe miratuar nga këshilltarët komunalë, do të asafaltohen.”, deklaroi Osaj.

Rreth kësaj, Sadri Ramabaja, nga Lëvizja VV thotë se në kryeqytet ka rrugë të tëra që kanë mbetur jashtë listës për sivjet duke përmendur lagjen Mati, që ka numër të madh të rrugëve të paasfaltuara.

Sipas tij, nëse analizohet mirë lista e rrugëve “nuk është e saktë se janë marrë parasysh propozimet e kryetarëve të grupeve parlamentare por prioritet ka qenë çelësi partiak, lista e votuesve...” andaj asfalti shkoi atje ku janë votat, thotë Ramabaja.

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!