Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Sė shpejti, mbikalimi nė Ulpianė

Mbikalimi i cili ėshtė duke u ndėrtuar nė hyrje tė Prishtinės tek shkolla e mesme e mjekėsisė “ Ali Sokoli”, pritet qė tė lėshohet pėr shfrytėzim shumė shpejt. Kėtė gjė e ka bėrė tė ditur pėr gazetėn, zėdhėnėsi i Komunės sė Prishtinės, Asdren Osaj.

02 Prill 2013 - 15:04

 

Nxënësit e shkollës së mesme “Ali Sokoli” dhe banorët e lagjeve “Ulpiana” dhe “Spitali”, nuk do të kenë më problem kalimin e rrugës, pasi që atyre shumë shpejt do t’ iu lejohet qarkullimi përmes mbikalimit i cili është shumë afër shkollës. Përveç nxënësve të kësaj shkolle, këtë mbikalim do ta shfrytëzojnë edhe të gjithë qytetarët e tjerë.

Qytetarët e kësaj ane nuk e shohin edhe shumë të rëndësishëm këtë mbikalim, disa e mirëpresin, e disa thonë se nuk është dashtë që të bëhet mbikalim, por nënkalim. Ky objekt Komunës së Prishtinës i ka kushtuar 180 mijë euro, shkruan Zëri.

“ Në një mbikalim të tillë nuk do të thotë se nuk do të kaloja, mirëpo masat e sigurisë dukshëm janë të vogla dhe si zakonisht që e kemi shfrytëzuar rrugën, prapë mendoj se do ta shfrytëzojmë e nuk do të rrezikojmë që të ngjitemi aq lart e të zbresim prapë poshtë. Mirëpo, një investim i tillë, është i mirëseardhur, e sa do të shfrytëzohet, kjo varet nga siguria që sjell mbikalueshmëria”, ka thënë Enis Hoxha, qytetar i kësaj ane.

“Kam dëgjuar që ka pasur aksidente në këtë rrugë, pasi që edhe shkolla është afër dhe nxënësit detyrohen që ta kalojnë rrugën shumë shpesh, për të kaluar tek dyqanet ushqimore që janë në anën tjetër të kësaj rruge kryesore. Mirëpo besoj se me këtë mbikalim do të këtë më pak aksidente dhe se qytetarët do të ndihen më të sigurt”, ka thënë Skender Gashi.

Ndërsa, Valmira, një qytetare tjetër e cila po priste që ndonjë veturë t’i japë përparësi e të kalojë nëpër vijat e këmbësorëve, ka thënë se me këtë mbikalim vetëm sa është prishur hijeshia e qytetit, dhe nuk është optimiste që do ta shfrytëzojnë qytetarët. Të njëjtin mendim e ka edhe Arlinda Ibrahimi, e që sipas saj nuk ka pasur nevojë për mbikalim, pasi që ekzistojnë vijat e kalimit për këmbësorë dhe se është shumë më lehtë që të kalohet rruga.

“Nuk po më duket i arsyeshëm ky mbikalim pasi që këtu janë zebrat dhe kaloj shumë më lehtë. Të them të drejtën paksa është mundim ky mbikalim, për shkak të shkallëve kaq të larta”, ka thënë Arlinda.

Ndërsa, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj ka thënë se mbikalimi do të lëshohet shumë shpejt për shfrytëzim. “ Ky mbikalim ka kushtuar 180 mijë euro, deri më tani ka përfunduar shumica e punës, pritet të kryhen edhe pak punë dhe do të finalizohet”, ka thënë Osaj.

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!