Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Austria paralajmėron gjoba pėr azilkėrkuesit nga Kosova

16 Korrik 2013 - 19:47

Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku dhe ambasadori austriak në Kosovë Johann Brieger mbajtën një konference të përbashkët për të ju drejtuar opinionit me informata shtesë kundër Migrimit Ilegal dhe rreziqeve që pasojnë nga ky udhëtim.

Me këtë rast u diskutua edhe për 18 personat e riatdhesuar nga Austria këtyre ditëve të fundit në Republikën e Kosovës dhe, persona të tjerë do të riatdhesohen ditëve dhe javëve në vijim. Ndonëse se statistikat e eurostatit nga vitet e kaluara kanë treguar një ulje të numrit të azil kërkuesve nga Kosova në vendet e BE-së, numri i qytetarëve të Kosovës që vazhdojnë të kërkojnë azil mbetet ende I lartë, tha Ministrja Çitaku.

Ministrja tha se trendi në rritje është vërejtur gjatë muajve të fundit pas nënshkrimit dhe implementimit për lëvizje të lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ne tashmë kemi nënshkruar marrëveshje për ripranim me shumicën e vendeve anëtare të BE-së, dhe për më tepër ne njëanshëm kemi miratuar ligjin për ripranim dhe çdo shtetas i Republikës së Kosovës që gjendet ilegalisht në vendet e BE-së do të kthehet mrapa.

Çitaku njoftoi se ka kërkuar edhe nga EULEX-i që ti bashkohet Policisë dhe Prokurorisë Kosovare në mënyrë që të luftohen rrjetet kriminale të cilat po shfrytëzojnë gjendjen e rëndë të qytetarëve tanë dhe po u ofrojnë premtime të rreme se gjoja mund të përfitojnë nga azili. Ajoj ftoi qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë besim se ne do të përmbushim detyrimet tona, njëkohësisht i bëjmë ftesë organeve të rendit që sa më shpejt të arrestojnë rrjetet kriminale të cilat tani më janë identifikuar dhe janë në fazat finale të hetimit, njofton kumtesa nga Ministria për Integrime .

Ambasadori austriak në Kosovë Johann Brieger i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e premtimeve të rreme të trafikantëve se do të gjejnë punë. Trafikantëve që nxisin qytetarët për të marrë këtë rrugë të shtrejtë dhe të rrezikshme për të migruar drejt Austrisë janë vetëm duke i mashtruar qytetarët dhe duke ju marrë shuma të larta për këtë udhëtim, që në të njëjtën kohë këto janë të holla të humbura. Ambasadori vazhdoi për të thënë se Austria e konsideron Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimorë si vende te sigurta dhe kërkesa për azil do të refuzohet. Ne të njëjtën kohë, ai shtoi se procedurat për azil do të trajtohen brenda një jave dhe vendimet do të jenë negative, që do të thotë se kthimi mbrapa do të jetë i menjëhershëm dhe refuzimi për një udhëtim të ri në mënyrë të rregullt do të vlejë për 18 muaj por edhe mund të shqiptohen edhe masa më afatgjate të ndalimit të hyrjes për tërë zonën e Shengenit, por edhe do të pasoj gjoba monetare që kapë vlerën deri në 7.500 euro./koha.net/

 

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!