Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Cilat ngjyra ju ndihmojnė pėr njė gjumė mė tė rehatshėm?

Bluja, njihet si ngjyra e qetėsisė dhe relaksimit, andaj nuk ėshtė aspak ēudi qė britanikėt gjithmonė zgjedhin kėtė ngjyrė pėr dhomėn e gjumit. Mirėpo nė njė studim tė bėrė sė fundi ėshtė zbuluar se njerėzit tė cilėt e ngjyrosin dhomėn e gjumit me ngjyrė hiri, kafe apo vjollce kanė mė shumė probleme me gjumin.

16 Maj 2013 - 14:28

Njerëzit në dhomën me ngjyrë blu çdo natë flenë shtatë orë e pesëdhjetë e dy minuta. Në studimin e bërë nga ‘Travelodge’, vullnetarët që morën pjesë në studim janë mbyllur në 2,000 shtëpi përreth vendit për të parë ndikimin që ngjyrat kanë në kualitetin e gjumit.

Ata kanë zbuluar se njerëzit të cilët flenë në dhoma të ngjyrosura me ngjyrë të verdhë, blu apo të gjelbër, kanë bërë gjumë më të rehatshëm.

Eksperti i gjumit, Chris Idzikowski ka thënë:”Këto janë rezultate shumë interesante, pasi në pjesën e retinës së syrit janë disa receptorë, të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu. Këta receptorë dërgojnë informacione thellë në trurin tonë, në një pjesë e cila kontrollon ritmet 24 orë, dhe ndikon në atë se si në sillemi dhe ndihemi gjatë ditës. Ndërveprimi në mes të dritës, gjumit dhe lodhjes është shumë i rëndësishëm”.

Në studim po ashtu është zbuluar se britanikët të cilët flenë në dhomë me ngjyrë vjollcë, flenë vetëm pesë orë brenda natës. Ata thonë se arsyeja për këtë është se ngjyra vjollcë stimulon trurin çka na bën më të pamundur të flemë pas një dite të lodhshme.

Ngjyrat e tjera më pak të dëshirueshme për të fjetur janë edhe ngjyrë kafe dhe hiri.

Studimi po ashtu ka treguar se ngjyrat luajnë rol të rëndësishëm edhe në aktivitete të tjera në dhomën e gjumit.

Për shembull Çiftet që flenë në dhomë gjumi që është e dekoruar me ngjyrë karamele bëjnë më shumë dashuri brenda javës se sa ata që flenë në një dhomë të dekoruar me ngjyrë të kuqe.(Prishtina.com)

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!