Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Ja pse vuajmė nga dhimbja e kėmbėve

Nėse ndonjėherė keni vuajtur nga dhimbja e kėmbėve atėherė nuk jeni personi i vetėm. Sipas njė studimi tė bėrė sė fundi, 70 pėrqind e tė rriturve ballafaqohen me simptomat e dhimbjes sė kėmbėve, ndėrsa 41 pėrqind tjerė e durojnė dhimbjen nė heshtje

06 Maj 2013 - 18:00

Më shumë se gjysma e të rriturve në Mbretëri të Bashkuar vuajnë nga dhimbja e këmbëve më së paku një herë në javë dhe dhimbja është aq e keqe sa përpos që ndikon emocionalisht dhe fizikisht, ndikon edhe socialisht.

Pothuajse një e treta e popullsisë kanë probleme me gjumin, një në pesë njerëz ndihen shumë keq dhe një në dhjetë njerëz nuk dalin dhe anulojnë çdo aktivitet shoqëror për shkak të dhimbjes.

Njerëzit mendojnë se sëmundja e këmbëve është më e shpeshtë tek grupmoshat e moshuara, mirëpo 70 përqind e njerëzve nga mosha 18 deri në moshën 25 vjeçare po ashtu i përjetojnë simptomat e dhimbjes së këmbëve nga lodhja.

“Problemet me këmbë janë shumë të zakonshme. Nëse ato nuk trajtohen atëherë mund të jua pamundësojnë të ecni, flini ose të kryeni detyrat e përditshme. Simptomat e dhimbjes nga këmbët e lodhura përfshijnë një dhimbje shumë të keqe në këmbë dhe është shumë e vështirë të dihet se nga vjen dhimbja. Kjo gjendje krijohet kur dikush rri për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur. Mirëpo ushtrimet dhe çorapet për ngjeshjen e këmbëve mund të ndihmojnë në shërimin e dhimbjes”, ka thënë mjeku Rob Hicks.

Ai po ashtu ka sqaruar se një tjetër faktor që ndikon në dhimbjen e këmbëve është edhe pasiviteti, posaçërisht gjatë kohës kur jemi në punë, pasi njerëzit rrinë ulur më së paku dy orë e gjysmë pa u ngritur fare.(Prishtina.com)

Komentet

arlinda zeqiraj

26 Qershor 2014 - 19:37

doktorr un jam 12 vjeq a mundeni te me tregoni se un kam dhimbje kembe shum rrall por un kur e marr do uj te ngrohte edhe i laj kembet deri te gjuri pastak kembet i qoj lart dhe i pshteti dikun dha pastaj me nuk kam dhimbje kembe

arlinda zeqiraj

26 Qershor 2014 - 19:28

hej doktorr mua me dhambin kembet dhe jam 12 vjeqare a me dhembin duke luajtur apo qfar osht problemi mundesh te ma kthesh pergjigjjen

qanije hoxha

11 Qershor 2014 - 20:23

jam 53 vjec kam shum ejte dhe dhimbje kembesh vetem ne stinen e veres punen e kam 8 or ulur nuk vuaj as nga ten. as nga veshkat ju lutem me jepni nje keshill flm.




teliroland

06 Qershor 2014 - 00:18

pershendetje ju lutem te me thoni cfar mund te bej se kam dhimbje ne te dyja kembet dhe te nxete ne tjesen nga kyci

ju faleminderit

egzon uka

14 Shkurt 2014 - 21:53

doktorr po kam dhimbje te kembeve shum as me flejt kajher nuk po muj si mun ta sherooj
falimenderi

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!