Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Si shkaktohet Malaria?

Britanikėt ende nuk e dinė se nga ēka shkaktohet sėmundja e Malaries, pėrkundėr faktit qė kjo sėmundje sulmon mė shumė se 1,500 udhėtarė britanikė pėr ēdo vit dhe ēdo 60 sekonda vret njė fėmijė nė vende tė ndryshme tė botės. Nė njė studim tė bėrė sė fundi ėshtė vlerėsuar se nga ēka mendojnė britanikėt se shkaktohet malaria

25 Prill 2013 - 12:18

Në sondazh është vlerësuar:

23% e britanikëve besojnë se malaria shkaktohet pasi pimë ujë të papastër

18% besojnë se sëmundja mund të ngjitet nga një plagë e infektuar

7% besojnë se sëmundja mund të ngjitet nëse konsumojmë ushqim të kontaminuar

38% e britanikëve kurrë nuk këshillohen për këtë sëmundje përpara se të udhëtojnë në ndonjë vend tjetër

Një në pesë britanikë thonë se kanë plane për të vizituar Afrikën, njëri nga vendet me numrin më të madh të vdekjeve dhe infektimeve nga sëmundja e Malaries. Sipas statistikave nga agjencia për mbrojtjen e shëndetit, numri i rasteve të Malaries në Britani është rritur 22 përqind vetëm këto tre vitet e fundit.

James Whiting, drejtor në ‘Malaria No More Uk’, ka thënë se njerëzit në Mbretëri të Bashkuar po bëhen më të vetëdijshëm për seriozitetin e sëmundjes së Malaries.

Megjithatë, studimi i fundit tregon se shumë prej britanikëve nuk e kuptojnë sesi ngjitet kjo sëmundje dhe se ata rrezikojnë shumë nëse vendosin të vizitojnë një vend tjetër pa u informuar mirë për këtë sëmundje.

Andaj, shkencëtarët këshillojnë të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë në vend e të ndryshme të botës, të marrin informacione për Malarien.

Malaria është sëmundje e cila ndodh në 100 shtete të botës dhe 90 përqind e vdekjeve në Afrikë ndodhin pikërisht nga kjo sëmundje.

Fëmijët nën moshën pesë vjeçare janë më të rrezikuarit nga Malaria, pasi çdo minutë vdes një prej tyre.(Prishtina.com)

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!