Moti në Prishtinë: ℃  (℃ max, ℃ min)

Trajtimi i duhur i depresionit

Tashmė skanerė tė trurit tregojnė nėse njerėzit tė cilėt vuajnė nga depresioni reagojnė mė mirė ndaj terapisė apo depresionit. Shkencėtarėt kanė zbuluar se disa pjesė specifike tė aktivitetit tė trurit mund tė tregojnė nėse terapia apo ilaēet kundėr depresionit janė mė efektive gjatė trajtimit tė pacientit qė vuan nga kjo gjendje

21 Qershor 2013 - 08:54

Ky studim është një zbulim i madh për pacientët që vuajnë nga depresioni të cilët në basë të preferencave tyre apo mjekut që kontrollohen, zgjedhin ose ilaçet ose psikoterapinë për tu kuruar. Mjekja Helen Mayberg nga Universiteti Emory në Atlanta të Amerikës, ka studiuar imazhet e trurit për të kërkuar përgjigje se çka ndodh në tru kur dikush është në depresion dhe se si ndikojnë tretmanet në aktivitetin e trurit.

Ajo ka përdorur skanerë për të matur metabolizmin e glukozës në tru, e cila është shumë e rëndësishme për funksionin e trurit dhe ka vërejtur se këta skanerë mund të ndihmojnë që të zbulohet se cili trajtim është i duhuri për pacientin. Ekipi i studiuesve zbuloi se disa pjesë specifike të trurit, mund të tregojnë tretmanin e duhur për pacientin. Pacientët të cilët kishin aktivitet më të vogël në pjesën e trurit të quajtur, insula paraardhëse ka treguar rezultat më të mirë ndaj terapisë se sa ndaj ilaçeve, ndërsa pacientët që kishin aktivitet më të lartë në insula kanë reaguar më mirë ndaj ilaçeve se ndaj terapisë.

“Kjo sugjeron se nëse pacientët kurohen bazuar në llojin e trurit tyre, atëherë gjasat që ata të ndihen më të lehtësuar janë më të mëdha”, ka thënë mjekja Mayberg, duke shtuar se nëse vuani nga depresioni më shumë se që duhet atëherë ju do të rrezikoni shumë shëndetin tuaj.

Sipas saj depresioni është një sëmundje serioze dhe tretmani jo efektiv mund të ketë pasoja serioze mjekësorë, personale dhe sociale./prishtina.com/

Komentet

Nuk ka asnjë koment

 

Komento

Ndalohen fyerjet dhe pėrdorimi i gjuhės ofenduese. Prishtina.com mban tė drejtėn e publikimit ose jo tė njė komenti tė caktuar. Pėrmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qėndrim editorial tė redaksisė sė portalit Prishtina.com

Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!!